FMN: Rritje ekonomike prej 4% për Kosovën, por ekonomia mbetet e varur nga konsumi dhe remitancat

Kosova pritet të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë viteve 2027–2031, me një normë mesatare prej rreth 4 për qind në vit, sipas parashikimeve të Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shpërndarë një artikull të Euronews, i cili, duke iu referuar raportit të FMN-së, e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë periudhës 2027–2031. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati e cilësoi këtë si dëshmi të performancës pozitive të ekonomisë së vendit. Megjithatë, analiza e Euronews, e bazuar në raportin e FMN-së, thekson se rritja ekonomike e Kosovës do të mbështetet kryesisht në konsumin e brendshëm, remitancat e diasporës dhe investimet publike, ndërsa eksportet dhe prodhimi vendor vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore të ekonomisë. Sipas raportit, kërkesa e brendshme do të jetë motori kryesor i rritjes, e mbështetur nga konsumi i familjeve, investimet publike, remitancat dhe një fuqi punëtore relativisht e re. Norma mesatare e rritjes prej rreth 4 për qind parashikohet të jetë dukshëm mbi mesataren e eurozonës, e cila pritet të jetë rreth 1.2 për qind në të njëjtën periudhë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Tearcë: Me unitet dhe vendosmëri vazhdojmë përpara

Ali Ahmeti ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim …