Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet R.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, R.D., ish-pjesëtar i MUP-it serb, dyshohet se më 22 maj 1999 kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me inicialet Sh.D., e cila si pasojë e plagëve të marra kishte humbur jetën. Aktakuza e ngarkon gjithashtu të pandehurin se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë, si dhe në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare në Vushtrri. Prokuroria Speciale bëri të ditur se rasti i është dërguar për shqyrtim të mëtejmë Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
