Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendës-kryeministrja Emilija Rexhepi, po qëndrojnë për një vizitë në Turqi. Ndërkohë bëhet e ditur se sot në Ankara, kryeministri, Albin Kurti është pritur në takim  nga kryetari i  Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Po ashtu, Kurti ka zhvilluar një  takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan. Vizita e Kurtit në Turqi pritet të përfundojë në  Stamboll ku  me delegacionin e tij  do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …