Kryeministri, Albin Kurti është takuar me kryetarin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Davos të Zvicrës

Kryeministri, Albin Kurti është takuar me kryetarin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në Davos të Zvicrës

Kryeministri, Albin Kurti,  është takuar me kryetarin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, i cili po mbahet  në Davos të Zvicrës. Kryetari i Kroacisë Plenkoviqi  ka thënë  me  këtë rast se me Albin  Kurtin ka biseduar për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së. Kroacia dhe Kosova do të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik, ka shkruar kryetari i  Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …