Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit gati dy javë në Amerikë, sot është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Xhek Sallivan, por jo në zyrën e tij në Shtëpi të Bardhë. Sipas Zyrës së kryeministrit Kurti ka biseduar me z. Sullivan edhe për dialogun me Serbinë, ku ka theksuar se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë. Në njoftim më tej bëhet e ditur se Sallivan shprehu mbështetjen e Amerikës për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për përparim të mëtejshëm në çështjet kyçe të pazgjidhura. Sallivan po ashtu mirëpriti planet e Kosovës për të kaluar nga varësia nga thëngjilli për prodhimin e energjisë elektrike dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …