Komuna Skenderaj

Komuna e Skenderajt konsideron se vendimi i Gjykatës Speciale kundës Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt është i padrejtë

Komuna e Skenderajt me shqetësim ka përcjellë seancën e sotme të Gjykatës Speciale, në të cilën janë dënuar udhëheqësit e OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Konsiderojmë që ky vendim dënues është i padrejtë dhe besojmë fuqishëm në pafajësinë e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt dhe të gjithë liderëve të UÇK-së të cilët janë duke u gjykuar në Hagë”, është thënë në reagimin e Komunës së Skenderajt. Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se me shqetësim ka marrë lajmin që dy luftëtarët e lirisë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë. “Miq të mi, Hysni dhe Nasim vazhdoni të mbeteni të fortë, kjo padrejtësi do përfundojë dhe ne do shihemi shpejtë në Kosovën tonë të dashur”, ka shkruar, Bekim Jashari. Ndërkohë sekretari i OVL-UËK-së, Faton Klinaku, tha se aktgjykimi dënues ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, i shqiptuar nga dhomat e specializuara sikur e quan ai Gjykatën Speciale,  ishte gjykim politik.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …