Kryeministri, Kurti, priti në takim deputetët e Parlamentit Gjerman, Christian Petry, nga SPD e Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër

Kryeministri, Albin Kurti ka pritur në takim deputetët e Bundestagut gjerman

Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetët e Parlamentit Gjerman, Christian Petry, nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër. Ata u interesuan për situatën aktuale si dhe marrëdhëniet bilaterale me shtetet fqinje si dhe për situatën shëndetësorë nçë vendin tonë gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. Kryeministri, Albin Kurti e falënderoi Petry për mbështetjen e tij të vazhdueshme që nga viti 2019, kur u njoftuan gjatë një lojë futbolli në Berlin, e cila u zhvillua mes shoqatës Dardania Bamberg dhe klubit të futbollit të Bundestagut. Ndërsa deputetit Mijatović, kryeministri ia uroj mandatin e parë në parlamentin gjerman. Kryeministri i njoftoi që mbi 60% të popullatës mbi 16 vjeç tashmë janë të vaksinuar, ndërsa po vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese. Ai foli edhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë të drejtësisë dhe qeverisje të mirë dhje theksoi se sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike është 9.9 %, e që përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …