Kryeministri Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA)

Kryeministri, Albin Kurti ka pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA). Gjatë takimit të zhvilluar, ai foli për situatën aktuale me pandeminë COVID- 19 dhe masat që ka marrë qeveria për lehtësimin e pasojave të pandemisë. Me këtë rast, kryeministri, Albin Kurti theksoi se deri tani Kosova ka administruar mbi një milion doza të vaksinës anti covid dhe kjo shton shpresën për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja të paralajmëruara të përhapjes së virusit. Përfaqësuesit e rrjetit të Agjencive të lajmeve të Evropës Juglindore e falënderuan kryeministrin për mirëpritjen dhe e njoftuan për punën e ABNA-s dhe sfidat e mediave gjatë dhe pas pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …