Musliman dhe Katolik

Ahmet Qeriqi: Anakronizmat, paradokset dhe Testamenti i Shqiptarisë

Kundërthëniet, anakronizmat, paradokset, skandalet, përçarjet e thella fetare e krahinore brendashqiptare, ndeshjet e përhershme lindje perëndim, kanë krijuar një gjendje të nderë të hallakatjes së përgjithshme kombëtare, sidomos ndër shqiptarë, ku e kaluara shekullore nën robëri ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ka krijuar antagonizma që nuk po  mund të zbuten as po  tejkalohen. 

Të gjithë faktorët që kanë ndikuar në këtë gjendje gjatë shekujve janë të pranishëm edhe aktualisht.

Po radhisim disa nga këto antagonizma, të cilat gjenden kudo të shkruara në medie e portale, si një Galimatias tipik shqiptar, që nuk gjendet në këtë nivel të lartë të shprehjes, te asnjë popull i rajonit sikur ndër ne, në radhë të parë për shkak të ndasive e përçarjeve të mëdha. Kjo botë e ndeshtrashave e plang-prishësve, kjo botë heterogjene po e manë peng idealin e lirisë dhe bashkimit, meqë jetësimi i atij ideali kërkon unitet në mendime e veprime, me qëllim të kombi i bashkuar të bëhet faktor vendimmarrës për  vetveten, të vetëvendos, sepse kështu të ndarë e të përçarë sikur jemi nuk arrijmë dot ta stopojmë të keqen që po na kanoset nga viti në vit.

Ja si shprehen, në biseda, portale e formue këto kundërthënie e paradokse në mesin tonë:

 

Anakronizmi laraman-shqiptar

Urrejnë islamin si fe agresive, por mbajnë emra myslimanësh, nganjëherë i deformojnë mbiemrat.

Urrejnë mjekrat e myslimanëve, por jo mjekrat e priftërinjve serbë e ortodoksë, të cilët për ta trashur besimin nuk i lajnë me vite të tëra

Urrejnë femrat e mbuluara me shami, por jo shamitë e murgeshave.

Urrejnë xhamitë, shprehin simpati për  kishat ortodokse serbe, ku ndër shekuj janë bekuar masakruesit e fëmijëve shqiptarë.

U pengon çdo xhami e re, po jo “muri kinez” i Patrikanës së Pejës, kishat ortodokse, me status të veçantë, apo manastiri i Deçanit që ka prona më shumë se krejt xhamitë e Kosovës.

Kishat serbe në Kosovë kanë deri në 800 hektarë tokë si prona të veta, xhamitë kanë disa ari, aq sa është vetë xhamia dhe oborri i saj.

Urrejnë femrat me shami në kokë, por jo ato gjysmëlakuriq.

Urrejnë turqit,  me shumë se i urrejnë serbët e grekët edhe pse gjyshstërgjyshërit e tyre deklaroheshin: “Turk elhamdulilah”.

Fyejnë Kuranin pa e lexuar fare, simpatizojnë Biblën, po ashtu pa e lexuar fare.

Urrejnë shkollat fetare islame, jo ato të krishtera.

Nuk falën, nuk kryejnë asnjë obligim fetar, por organizojnë iftare, për përfitime politike.

Kur shkojnë në Turqi, lavdërojnë shtetin dhe Erdoganin, kur shkojnë në Gjermani apo kudo në Evropë, lavdërojnë Evropën, shajnë Turqinë.

Nuk besojnë në asnjë zot, por kanë frikë të deklarohen ateistë.

Urrejnë shtetet islame e islamin, pastaj ankohen pse ato nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës.

E duan pa masë Izraelin edhe pse ai Shtet kurrë nuk do ta pranonte  Kosovën pa e kushtëzuar me vendosejn e ambasadës, në Jerusalem.

E duan Vatikanin më shumë se Mekken, edhe pse Vatikani Kosovën e konsideron zemër të Serbisë.

E duan Evropën edhe pse ajo i mbanë në geto, të vetmin shtet të izoluar në kontinent.

Urrejnë ezanin, por jo kambanat e kishave.

Deklarohen fetarë  por nuk kryejnë asnjë prej obligimeve fetare.

Urrejnë faljen në xhami, por nuk shkojnë të falen në Katedrale apo në kishat serbe.

E quajnë Kosovën tokë të pëlleshme të ISIS-it, edhe pse nuk u zbraz asnjë plumb i Xhihadit.

E urrejnë ISIS-in dhe Xhihadin por nuk luftojnë fizikisht kundër tyre.

Për 300 luftëtarë nga Kosova në Siri, e shpallin Kosovës  tokë të Xhihadit.

E urrejnë fenë e islamin por e mbajnë dhe urojnë Ramazanin e Bajramin.

 

 

Anakronizmi anti turk dhe pro turk

Fe e shqiptarit nuk është shqiptaria, por islami dhe Turqia.

Ishim më mirë në kohën e Sulltanit, se tani në kohën e Erdoganit.

Skënderbeu nuk është heroi im, sepse ai ka vrarë turq.

Më shumë turq ka vrarë Kemankesh Mustafa Pasha dhe Kara Mustafa Pasha, sesa ka vrarë shqiptarë Turqia për pesë shekuj.

Letërsia shqipe me shkronja arabe quhet  bastarde,  vetëm ajo me shkronja greke e latine quhet shqiptare.

Shkrimtari më i madh i realizmit shqiptar në shekullin 18-të, Hasan Zyko Kamberi quhet bejtexhi, ndërsa prifti katolik i kohës së tij, quhet  shkrimtar shqiptar, pa shkruar asnjë shkronjë apo fjalë shqipe.

Të gjithë shqiptarët, arnautët e shkolluar kanë qenë analfabetë, sepse kanë shkruar arabisht e turqisht, dhe jo me  alfabet unik latin, çirilicë apo latinicë.

Hoxhallarët kanë qenë analfabetë, priftërinjtë e popat njerëz  të arsimuar.

Mësimi në mejtepe, prodhonte analfabetë, mësimi në kishë nxirrte  njerëz të arsimuar.

Gjuhët, arabe perse  e turke kanë prodhuar analfabetë, por jo  gjuhët sllave, greke e latine.

Poeti më i madh i Lindjes I cili  krenohej me origjinën shqiptare, Jahja beg Dukagjini, nuk mësohet në shkollat shqipe, sepse ka shkruar turqisht e arabisht.

Nuk duam ta dimë kush ka qenë poeti i madh i mesjetës, Mësihi i Prishtinës, por mësojmë disa fjalë shqip si dokument të vjetër të kalorësit gjerman, Arnold Von Harf.

Anakronizmi i krishterë

 

 

Hiqjani Gjergj Kastriotit Skënderbeun, sepse e fyeni atë.

Gjergj Kastrioti ishte serb, jo shqiptar.

Gjergj Kastrioti ishte atlet i Krishtit, luftoi për Krishtin  e Papën dhe jo për Shqipërinë.

Shqiptarët myslimanë janë turq, aziatë, janë mohues dhe tradhtarë të fesë së vërtetë.

Më mirë qen se turk.

Shqiptarë të vërtetë janë vetëm krishterët.

Shqiptarët islamë janë fundërrinë turke arabe, që duhet të zhduken nga Evropa.

Më mirë arvanitas e grek, sesa shqiptar e mysliman.

Më mirë ortodoks e maqedon,  sesa shqiptar e mysliman.

Më mirë serb e i krishterë sesa shqiptar e mysliman.

Islami është fe e dhunës, duhet ndaluar atë, duhet djegur Kur’anin.

Myslimanët janë myslimaca duhet të varen…

 

Testamenti i shqiptarisë

 

Këto dhe anakronizma të tjera që janë shumë aktuale në Kosovë sidomos në luftën e shpallur e të pashpallur kundër islamit, janë anakronizëm i llojit më të shëmtuar, i llojit të shpifur dhe të financuar nga Serbia e Greqia. Kjo gjendje e intolerancës fetare, të cilës po i fryjnë disa gazetarë mafiozë e kriminelë, disa sharlatanë e debilë,  disa gazetarucë të bashkim vëllazërimit, disa zagarë e trutharë ka për qëllim nxitjen e urrejtjes fetare dhe dëmtimin e tolerancës, si bazament të kulturës e qytetërimit autentik shqiptar.

Pavarësisht nga kjo, trashëgimia kulturore fetare gjithëshqiptare, po qëndron si digë e fortë e tolerancës fetare, atdhedashurisë, respektit të ndërsjellë fetar dhe harmonisë shekullore të qytetërimit tonë autentik.

Kjo fushatë e paguar shtrenjtë nga Beogradi e Athina, po arrin deri diku ta dëmtojë tolerancën shekullore, por nuk po arrin ta degradojë moralin kombëtar e fetar të shqiptarëve, andaj është bërë shumë agresive, abuzive, e ligë dhe e poshtër, e  përdalë dhe qyqare, putane, bizarre e  bizantine.

Bazamenti që i vuri moralit kombëtar e fetar të Rilindjes, Vaso Pasha, me testamentin e shqiptarisë: “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”, është bazament i qenies dhe ADN-së ideologjike shqiptare, islame dhe krishtere, sepse ai nuk ka thënë mos shkoni në kisha e xhamia, nuk ka thënë mos ndërtoni kisha e xhamia, ( sikur propagandojnë ateistët vulgarë, jo ata shkencorë) por  e ka thënë të qartë  si dritën e diellit, mos lejoni  t’ iu përçajnë kisha e xhamia, duke rrahur gjoks se unë jam turk, unë jam grek, shka apo vllah. Kjo porosi filozofike, etike, kombëtare e fetare është bazamenti i shqiptarisë, andaj lufta ndërfetare në mesin e shqiptarëve është mision i pamundshëm, që nuk po e jep rezultatin, të cilin e kërkon Vatikani, Brukseli, Athina e Beogradi.

Pavarësisht se dikush çmeritet e çartet kur sheh duke u ndërtuar ndonjë xhami apo kishë, pavarësisht se dikush paguhet shumë shtrenjtë, për të hequr gurë nga kështjella shqiptare e mirëbesimit vëllazëror, kombëtar, fetar e gjuhësor, pavarësisht se dikush urren lindjen apo perëndimin, Shqiptaria është vetë Lindja e Perëndimi, “Flamur që lind Shën Konstandinin, pajton Islamin e Krishterimin”, Flamur i kuq, e shkabë zi, Flamur për një Shqipëri, kështu ka thënë i madhi i të mëdhenjve, Fan Noli.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …