Kryeministri, Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, thotë se nuk e di cila është shuma e mjeteve të mbledhura, në “Fondin e Sigurisë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deri më tani shuma  e mjeteve të mbledhura në Fondin e Sigurisë është shtatë shifrore, deri në fundjavë ishte,   katër shifrore. Unë nuk e di,  por shifra të sakta mund të  tregojë Ministria e Financave”, ka thënë Kurti. Gjatë javës së kaluar është themeluar Fondi i Sigurisë, ku kryeministri kishte ftuar qytetarët e Kosovës, mërgatën dhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë e vendit. Mjetet e mbledhura financiare thuhet se do  të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të vendit që pritet të miratohet nga Qeveria. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Ka nisur votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka mbajtur konferencën e parë për nisjen e procesit të votimit …