leoni

Kryeministri Edi Rama, bëri thirrje për drejtësi për katër viktimat që u vranë gjatë protestës, më 21 Janar 2011, në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, bëri thirrje për drejtësi për katër viktimat që u vranë gjatë protestës, më 21 Janar 2011, në Tiranë

Kryeministri  i Shqipërisë,  Edi Rama, bëri thirrje për drejtësi për katër viktimat  që u vranë gjatë protestës, më 21 Janar  të vitit 2011, në Tiranë. Ai me këtë rast përmendi datën e mbajtjes në Gjykatën e Lartë, ai theksoi se dosja duhet t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme, për ta çuar më pas në Gjykatën e Posaçme. Autorët duhet të përgjigjen para shqiptarëve për humbjen e jetës së katër qytetarëve. Vrasjen e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar të viti 2011, Edi Rama e quan  e krim shtetëror. Për një muaj do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të “21 janarit” do t’i kalojë për shqyrtim SPAK-ut për të hapur për së mbari hetimin  e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Evopiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur, në barkun e madh të Prokurorisë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës. Këto dy anë krejt të ndryshme të medaljes të drejtësisë për “21 janarin”, sot janë në fakt edhe vetë shëmbëlltyra e drejtësisë në Shqipëri  ka thënë me tjerash, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …