Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm

Në fjalën e tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Pogradec, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, kryeministri, Edi  Rama, tha se drejtësinë ne e kemi pasur ambicien tonë më të lartë dhe kemi bërë përpjekje për të bërë Reformën në Drejtësi që kur ishim në opozitë. Dhe kur kemi qenë në opozitë, i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe me dokumente të shkruara që të bënim një pakt kombëtar për drejtësinë dhe i kemi propozuar të bënim një reformë në drejtësi”. Rama u shpreh se, ka pasur diskutime kur është bërë programi i PS për ta pasur reformën në drejtësi dhe shtoi kreu i qeverisë, “ja ku jemi sot që është në sytë e të gjithëve që drejtësia po merr një pamje tjetër. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në nivelin e prokurorive dhe gjykatave të rretheve, por po ndodh diçka që nuk ka ndodhur që nga themelimi i shtetit shqiptar, që nga 1912-a”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me …