Lufta e Parë Botërore: Përkujtohet 105-vjetori i armëpushimit

Ambasada gjermane e franceze në Kosovë publikuan një deklaratë për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Ambasada e Gjermanisë dhe Ambasada e Francës në Kosovë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për shtyp për shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke reaguar kështu edhe lidhur me zhvendosjen e një pllake përkujtimore për ushtarët e vrarë serbë në atë kohë. Ambasadori gjerman, Jorn Rohde dhe ambasadori francez, Olivier Guérot i nderuan bashkë ushtarët gjermanë dhe ata francezë që atëherë kishin qenë armiq. Kjo, siç thuhet në deklaratë, “mbart një mesazh të fortë pajtimi”. Në deklaratë është përmendur se si kjo ceremoni vitin e kaluar “u njollos nga një polemikë në media të caktuara në Kosovë për praninë e një pllake që u bënte homazhe ushtarëve serbë që vdiqën midis viteve 1912 dhe 1918”. Serbia dhe Franca ishin aleate gjatë Luftës së Parë Lufte botërore. Kjo polemikë ishte e padenjë për kujtimin e të gjithë ushtarëve: ushtarëve francezë, gjermanë dhe serbë të vdekur në Luftën e Parë Botërore, por edhe të 18 ushtarëve francezë që vdiqën gjatë shërbimit të tyre për KFOR-in, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Vendosja e një pllake të re që kujton sakrificën e të gjithë ushtarëve francezë në Kosovë ishte bërë me iniciativën e Ambasadës së Francës. Më pas, pllaka për homazh për ushtarët serbë është zhvendosur vetëm disa metra, me respektin më të madh pas informimit të Komunës. Asnjë trup i ushtarëve nuk u zhvendos. Kjo pllakë mbetet plotësisht e dukshme në të njëjtin vend, siç mund ta shohë çdokush në vend dhe në foton e bashkangjitur”, thuhet tutje në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …