Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Mynih është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Mynih është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë,  është takuar dhe ka biseduar  me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Edi Rama ka bërë  me dije se mes të dyve ka pasur një bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta. Po ashtu, në fokus të diskutimeve ka qenë edhe programi i dy samiteve që do të zhvillohen në fund të shkurtit në Tiranë për Ukrainën si dhe për Planin e Ri ekonomik Evropian të Rritjes. Edi Rama është takuar në Mynih edhe me zëvendës-kryetarin e  Komisionit Evroopian Johannes Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Mosmbajtja e seancës për presidentin, cenim i rendit kushtetues

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet drejt fundit, ndërsa debati …