Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, i ka bërë thirrje kryetarit të Serbisë, Vuçic pas bllokimit të kamionëve me mallra të Kosovës

Kryeministri,  Edi Rama, i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic pas bllokimit të kamionëve me mallra të Kosovës. “Prej 24 orësh kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e gjelbër në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!”. Rama  i kujton Vuçiqit se vetëm përmes solidaritetit pa kufi dhe si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë. “Ju lutem ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, thotë Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kërkon monitorim dhe masa ndëshkuese për politikanët serbë që vizitojnë Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve …