Kryeministri Edi Rama ka inspektuar xhaminë e restauruar të Et’hem Beut’, në qendër të kryeqytetit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar xhaminë e restauruar të Et’hem Beut’, në qendër të kryeqytetit

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar xhaminë e restauruar të Et’hem Beut’, në qendër të kryeqytetit. I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe kreu i Kryetari i komunitetit musliman, Bujar Spahiu, Rama tha se me zgjatjen e fashës orare të lëvizjes, besimtarët do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do të jetë energjizues, dhe që me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju se pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Do të kemi një perspektivë krejt tjetër. Ju uroj të gjithëve një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju e me shqiptarët”.  Rama thekson se “Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …