Brickos

Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së SPAK-ut se nuk ka çështje për ish-kreun e KED, Ardian Dvorani

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka reaguar publikisht pas deklaratës së SPAK se nuk ka çështje për ish-kreun e KED Ardian Dvorani. Rama shprehet se SPAK-u do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin. Nuk mungon sërish akuza ndaj Presidentit Ilir Meta. “Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin! Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!”, shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …