Brickos

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka filluar vizitën disa ditore në ShBA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë disa ditore në ShBA, ku vizitën e sotme e ka realizuar në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Me këtë rast Haradinaj ka shkruar se:  Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara. Pata kënaqësinë të vizitoj sot Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan. Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi. Ishte fat historik për shqiptarët, që edhe pse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkruar në statusin e tij kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …