Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, kërkoi nga kryetarët e bashkive që të heqin dorë nga financimi i klubeve private të futbollit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  kërkoi nga kryetarët e bashkive që të heqin dorë nga financimi i klubeve private të futbollit dhe ta stimulojnë sportin jo profesionist të fëmijëve dhe të rinjve. Në takimin me Komitetin Olimpik Shqiptar, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit, për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete, Kryeministri theksoi se “bashkitë në përgjithësi vazhdojnë të hedhin kot lekë për futboll e ekipe private”. “Për asnjë arsye në botë nuk hidhen lekë me humbje, që nuk kanë asnjë vlerë. Duhet ndërtuar një qasje tjetër me të ardhurat nga taksat. Jeni në detyrimin ndaj qytetarëve të financoni sportin jo profesionist, sportin në shkollë e komunitete, jo të financoni skuadra futbolli pronarësh privatë, ku ju hidhni lekë dhe merrni mbrapa turpin e sportit dhe bashkisë e imazhe që marrin edhe rrugën e botës. Se nuk mund të funksionojë kështu. Nuk mundet me paratë e taksapaguesve të stimulohet huliganizmi, rrugaçëria”, tha  Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …