Kryeministri Haradinaj është takuar me Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell

Kryeministri Haradinaj është takuar me Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell. Sipas tij, mbështetjen e jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe ka ardhur koha t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit. “Mbështetjen e jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe ka ardhur koha t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm. Me Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andreë Mitchell, shprehëm vullnetin e përbashkët për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe diskutuam për mundësitë e rritjes e investimeve nga kompanitë britanike në Kosovë. Të arriturat e vendit në avancimin e infrastrukturës ligjore, veçmas me Ligjin e Investimeve Strategjike, kanë hapur kapitull të ri për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe janë garantues për investitorët e huaj”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj reagon për subvencionet: APK nuk ka gjetur konflikt interesi tek zyrtarët komunalë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj zërave publikë dhe shqetësimeve të …