leoni

Liburn Aliu

Liburn Aliu thotë se prania e Ukshin Hotit sot në politikën kosovare do të ishte tejet e nevojshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në ditën kur po kujtohet veprimtari Ukshin Hoti bashkë me të pagjeturit e tjerë, ka folur për momentet e fundit me të në burg. Theksoi se prania e Ukshin Hotit sot në politikën kosovare do të ishte tejet e nevojshme. Aliu tha se me Ukshin Hotin duke iu referuar me “Baca Ukë” diskutonin gjithçka nga historia e zhvillimeve gjatë kohës sa qëndronin në burg. Shtoi se burgu ishte tejet i errët, e nganjëherë i dërgonin në një bodrum edhe më të errët. Për Ukshin Hotin, Aliu tha se kishte guxim intelektual. “Guxim intelektual, kishte dije definon të vërtetën dhe nuk frikësohet ta thotë. Njeriu që asnjëherë  nuk hezitoi ta thotë të vërtetën. Guximi i tij ishte prezent përherë pranë tij, i njëtrajtshëm dhe afatgjatë….”, tha Aliu. Shtoi se prania e Ukshin Hotit sot në politikën kosovare do të ishte tejet e nevojshme. “Baca Ukë nga mungon, do të ishte tejet i nevojshëm në këto momente karshi Serbisë, e po ashtu na mungojnë edhe të pagjeturit e tjerë që në këtë ditë i kujtojmë të gjithë”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …