Kryetari Ramosaj nënshkruan Marrëveshje financimi për disa projekte me MMPH-në

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka nënshkruar marrëveshje financimi me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për realizimin e disa projekteve kapitale për komunën e Deçanit, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe disa janë projekte të reja. Më saktësisht projektet kanë të bëjnë me :

Kanalizimi i ujërave të zeza në zonën urbane në Deçan, me vlerë 50,000.00€

  1. Rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan, me vlerë 400,000.00 €

  2. Ndërtimi i shtratit të lumit Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj, me vlerë prej 50,000.00 €

  3. Kanalizimi i ujërave të zeza në Rastavicë, me vlerë prej 31,500.00 €

Njëkohësisht u dakordua me Ministrin Matoshi, që në ditë në vazhdim të bëhet rregullimi i shtratit të lumit që përshkon fshatrat Lloqan, Carrabreg i Epërm, Prejlep, Rastovicë, Baballoq dhe deri në Jasiq të Ri, ku MPPH do të participoj me 100,000. 00€ ndërsa komuna me 100,000.€ tjera për të përmbyllur këtë projekt. Me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor na presin në të ardhmen edhe projekte të tjera, në interes të qytetarëve të komunës së Deçanit. Kryetari Ramosaj, e ka falënderuar ministrin Matoshi, për bashkëpunim të sinqertë dhe mbështetje të projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …