Kryeministri Haradinaj, ka pranuar rolin udhëheqës të kryetarit, Hashim Thaçi në bisedime me Serbinë

Kryeministri Haradinaj, ka pranuar rolin udhëheqës të kryetarit, Hashim Thaçi në bisedime me Serbinë

Lidhur me letrën që i kanë dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Mogherini, Malstrom dhe Hahn, ai thotë se kjo  letër kërkon që ekipi të jetë  mbështetës i kryetarit Thaçi në bisedime, por ajo nuk është obligative për ne, për mënyrën  se si i kryejmë punët në Kosovë, duke saktësuar se rolin kushtetues të kryetarit  nuk mund ta mohojë askush. Tani kemi një situatë të re, dihet se në të kaluarën dialogu politik është udhëhequr nga presidenti dhe kemi pasur dialogun teknik. Tani Parlamenti e ka votuar delegacionin. Pozicioni i Qeverisë është t’i mbështesë institucionet në dialog – presidentin, Kuvendin, këtë rast delegacionin. Presidenti është institucion kushtetues, sikurse edhe delegacioni të cilin e ka votuar Kuvendi që është legjitim ka thënë Haradinaj, duke pranuar rolin udhëheqës të kryetarit, Hashim Thaçi në bisedime me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …