Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim përfaqësues të Caritas-it evropian kryesuar nga Don Viktor Sopi

Kryeministri Haradinaj ka pritur në takim përfaqësues të Caritas-it evropian kryesuar nga Don Viktor Sopi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësues të Caritas-it evropian, të kryesuar nga Don Viktor Sopi. Ai ka thënë se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punëtorëve tjerë shëndetësor. “Roli i Caritas Kosova në komponentën sociale në shërbim të komunitetit është i jashtëzakonshëm, veçmas në aspektin e kujdesit shëndetësor. Prita sot përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare, si pjesë e Caritas-it europian, prirë nga Don Viktor Sopi, me të cilët u pajtuam që projektet e tyre forcojnë shërbimet e komunave. Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punëtorëve tjerë shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …