Kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të shfuqizoj pezullimin e vendimit për rritjen e pagave

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të shfuqizohet pezullimi i vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve

Kryeministri, Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë shfuqizon pezullimin e vendimit për rritjen e pagave. Ky vendim do të merret pasi që Gjykata Kushtetuese konfirmoi se  rritja e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se nuk është dëshmuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave përbën çështje të nivelit kushtetues. Bëhet e ditur se pas shfuqizimit, implementimin e vendimit pritet ta bëjë Ministria e Financave.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …