Kryeministri Haradinaj nuk do të merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

Kryeministri Haradinaj nuk do të merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

Në Medvegjë pritet të mbahet manifestimi tradicional ‘Takimet e Vendlindjes 2018’. Në mesin e të ftuarve për këtë manifestim është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas agjencisë së lajmeve ‘Presheva Jonë’, Haradinaj është shprehur i gatshëm të vizitojë Preshevën por edhe Beogradin nëse do të zhvillohej ndonjë samit ndërkombëtar ku do të prezantonte shtetin e Kosovës. Për këtë deklaratë të Haradinajt ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq. Ai ka thënë se urdhri i gjykatës serbe është në fuqi dhe nëse Haradinaj hynë në Serbi do të arrestohet. Ndërkohë kryeministri kosovar ka thënë se nëse i mundësohet vizita në Preshevë këtë do ta bëj me protokoll dhe me lejen e autoriteteve serbe. Mirëpo edhe pas këtyre deklaratave duket se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e këtij manifestimi. Të paktën kështu ka thënë për lajmi.net, këshilltari i tij, Avni Arifi. “Nuk ka bërë kërkesë e as nuk ka planifikuar”, është shprehur shkurt Arifi. Theksojmë se përpos Haradinajt të ftuar në këtë manifestim janë presidenti Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …