Brickos

LDK, AAK dhe AKR arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisjen lokale në komunën e Gjilanit

LDK, AAK dhe AKR arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisjen lokale në komunën e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si fitues i zgjedhjeve, ka arritur sot marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së, AKR-së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile. “Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Haziri. Tutje thuhet se marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, shprehu besimin në fitore kundër forcave pushtuese ruse, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit

Presidenti Volodymyr Zelenski ka paralajmëruar se Rusia mund ta rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka paralajmëruar se Rusia mund ta rrisë shkallën e sulmeve …