Kryeministri, Haradinaj, priti delegacionin e Qendrës kulturore Islamike të Shqiptarëve të Michiganit

Kryeministri, Haradinaj, priti delegacionin e Qendrës kulturore Islamike të Shqiptarëve të Michiganit

Në vazhdën e takimeve të kryeministrit të Kosovës në komunitetin shqiptaro-amerikan të Michiganit, në pamundësi të takohet me bashkëqytetarët e Kosovës, për shkak të angazhimeve protokolare dhe festive me komunitetin katolik shqiptare, ai gjeti kohë të takohet në hotelin Renesansa në Detroit me Imamin e Xhamisë dhe anëtarët e Qendrës Kulturore Islamike të Shqiptarëve të Michiganit. Shuajb Gërguri  imam i Xhamisë dha shpjegime të bollshme kronologjike për institucionin që përfaqëson, si institucion të rëndësishëm kombëtarë që funksionon më së gjati në SHBA, duke mbajtur gjallë frymën kombëtare dhe fetare të komunitetit. Institucioni në fjalë është vizituar shumë herë nga senatorë dhe kongresmanë, por edhe zyrtarë të tjerët amerikan dhe është lavdëruar për punën e bërë disa herë nga institucionet e SHBA, duke përfshirë edhe letrën falënderuese te presidentit Clinton. Po ashtu kryeministrit të Kosovës iu bë me dije se kjo qendër  ishte vizituar nga të gjithë presidentët shqiptarë dhe është dekoruar me dekoratën “Nderi i Kombit”. Në anën tjetër kryeministri shfrytëzoi rastin t’i informoi të pranishmit me situatën aktuale në Kosovë, taksen 100% të vënë Serbisë dhe Kosovës etj. Ai apeloi për më shumë unitet nacional, të gjendet forcë dhe mundësi të tejkalohen problemet eventuale në komunitet. Me fjalët e kryeministrit u pajtuan të gjithë parimisht, duke i konsideruar si shumë të dobishme. Tubimi ishte  përmbajtësor dhe i dobishëm. (Osman Makolli)

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …