Kryeministri Haradinaj, qëndroi në Tiranë, për ta përcjellë nga afër koncertin e Rita Orës në sheshin, “Skënderbeu”

Kryeministri Haradinaj, qëndroi në Tiranë, për ta përcjellë nga afër koncertin e Rita Orës në sheshin, “Skënderbeu”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar  në Tiranë, për ta përcjellë nga afër koncertin e Rita Orës në sheshin “Skenderbej”. I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Haradinaj është shprehur krenar me paraqitjen sikur ka shkruar ai, të shqiptares së famshme, po e  cila nuk flet shqip.  “Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë krenari prania në sheshin, “Skenderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj. Në 20-vjetorin e Epopesë të Jasharëve dhe të UÇK-së, Haradinaj kishte ftuar për koncert, po këtë këngëtare angleze që quhet Rita Ora, e cila kishte “perfomruar” për rreth tri orë rreth në qendër të Prishtinës, e veshur gjysmë lakuriq. Të përkujtojmë se në 20-vjetorin e “Epopesë”, në Sheshin e Prishtinës, nuk është kënduar asnjë këngë për Legjendarin Adem Jashari as për UÇK-në, nga këngëtarët e njohur shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …