Haradinaj paralajmëron veprime konkrete në funksion të ruajtjës së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Shtetet e QUINT-in kërkuan të ndalet iniciativa për shfuqizimin e Speciales

Ambasadorët e QUINT-it, i kanë kërkuar nga liderët institucional të vendit që ta ndalin iniciativën për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Këtë mesazh, ambasadorët e këtyre shteteve që janë në Kosovë ia kanë përcjellë, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë pas tentimit që përmes kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues të thirret seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij ligji. Në një intervistë për KosovaPress, kreu i ekzekutivit, megjithatë thotë se ai do ta respektojë çdo vendim që sjellë Kuvendi. “Kanë kërkuar që të ndalet kjo iniciativë, pra mos të procedohet më tutje, mos të ndodh shfuqizimi i Ligjit për Specialen, që është diçka e pritshme realisht, kur i dimë marrëdhëniet, i dimë raportet me ta”, tha Haradinaj.

Sa i përket akuzave të opozitës se kryeministri  Haradinaj bashkë me kryetarin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli kanë qenë ideatorët e kësaj dhe qëndrojnë prapa peticionit të OVL të UÇK-së,  Haradinaj tha se nuk i kupton ato akuza për një qëndrim që nuk ka ndryshuar. “Opozita e sotme nuk është ajo e djeshmja, mendoj përpara. Përpara kemi qenë në opozitë ne, Vetëvendosje, Nisma, tre parti opozitare kemi votuar kundër, qëndrimi ynë ka qenë publik, s’ka ndryshuar ai qëndrim, kur kemi qenë në opozitë ose tash. Ne nuk i ndërmarrim këto veprime as për hatër të dikujt, as për inate të dikujt si individ. Atë që besojmë se është e drejtë për vendin e respektojmë dhe ashtu veprojmë”, theksoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …