Haradinaj: Duhet t'u bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të ulët në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë

Kryeministri Haradinaj thotë se janë të arsyeshme ikjet e rinjve nga Kosova që nuk kanë një vend të punës këtu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për ikjen e të rinjve nga Kosova. Ai ka thënë se është e arsyeshme që qytetarët që nuk kanë një vend të punës në Kosovë, të kërkojnë në vendet e tjera, si në Gjermani apo në Zvicër. Ndërsa duke folur për pritjet e qytetarëve para ambasadave për një vizë, Haradinaj ka thënë që ky fenomen tash e sa kohë, sipas tij, ka 10 vite që qytetarët presin para ambasadave. “Për ata që s’kanë vend pune e gjejnë një vend pune në Gjermani, apo Zvicër, ajo është zgjedhje e tyre, është krejt e arsyeshme që veprojnë ashtu. Detyra jonë është që të bëjmë më shumë vende pune. Masa më e mirë është insistimi në zbatimit të politikave, për zhvillimin ekonomik” ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …