Haradinaj kërkon nga Vetëvendosje dhe LDK që ta formojnë Qeverinë e të mos flitet për zgjedhje tani

Kryeministri Haradinaj thotë se qëndrimet e ndryshme të udhëheqësve lidhur me taksën po e dobësojnë vendin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me taksën e vënë ndaj Serbisë duke thënë se qëndrimet e ndryshme të udhëheqësve lidhur me taksën po e dobësojnë vendin. Lidhur me marrëdhëniet me kryeparlamentarin  Veseli dhe qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës, shefi i Qeverisë tha se qasje e Veselit  është e gabuar dhe se nuk është me rëndësi  jetëgjatësia e koalicionit, por e rëndësishme sipas tij është mbrojtja e interesit nacional.  “Nuk e kam takuar qe një kohë, takohemi kohë pas kohe por mendoj se e ka qasjen e gabuar edhe Thaçi dhe këta që e kanë dobësuar Kosovën sa që Serbia sot me qit kushte për me ardh në tavolinë dhe këta njerëz që e kanë udhëhequr vendin, nuk pranoj me qit kushte Serbia për dialogu. Nuk e jap tregun,  ne flasim me Amerikën si me familje,  por familjes duhet t’i tregosh se ku po të dhemb”, tha Haradinaj. Këto deklarata kryeministri  i ka bërë pas takimit që pati me Azgan Haklaj, presidentin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar të cilin e ka nderuar me dekoratën ‘Gjergj Kastrioti –Skënderbeu’

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …