Brickos

Kryeministri Hoti

Kryeministri Hoti: Deklaratat e Vuçiqit, janë jo adekuate dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti iu është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, i cili të enjten paralajmëroi se nëse nuk arrihet një kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti “i ngrirë” mund të “shkrihet” në të ardhmen duke treguar llojin e konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Kryeministri Hoti në një konferencë për media ka thënë se deklaratat e dhëna nga pala serbe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. “Deklaratat e dhëna dje nga pala serbe, janë jo adekuate dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. Nuk janë në frymën për të cilin jemi dakorduar që të punojmë së bashku në proces të dialogut. Mbi bazën e kësaj kemi lëshuar një deklaratë, duke qenë të matur, konstruktiv, të qartë që koha e konflikteve ka kaluar, dhe çdo gjë duhet të zgjidhet vetëm përmes dialogut. Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme tek qytetarët. Mesazhet e qeverisë së Kosovës janë mesazhe të paqes dhe stabilitetit”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …