Sot në Prishtinë ndërroi jetë, Faik Krasniqi, vëlla i dëshmorit të kombit, Ismet Krasniqi

Sot në Prishtinë ndërroi jetë, Faik Krasniqi, vëlla i dëshmorit të kombit, Ismet Krasniqi

Sot,  më 13 nëntor 2020 në Prishtinë, pas një sëmundje të rëndë dhe nga virusi korona  ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, atdhetari,  Faik Krasniqi, vëlla i dëshmorit të kombit,  Ismet Krasniqi nga Prishtina. Faik Krasniqi ishte një përkrahës i lirisë, pavarësisë së Kosovës dhe bashkimit kombëtar. Gjatë luftës çlirimtare, Faiku me profesion ishte rrobaqepës, dhe në shtëpinë e tij në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë ka qepur uniformat e UÇK-së për luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Arbërisë në Prishtinë. (rkl)

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …