Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria nuk ishte e Albin Kurtit por e koalicionit LVV-LDK

Kryeministri Hoti ka reaguar ndaj kritikave të partive opozitare

Kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kritikave të partive më të mëdha opozitare, Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Duke ju përgjigjur kritikave të tyre, ai ka shkruar se tani nuk ka më izolim të Kosovës. Për 100 dite, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin: në Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-se në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris dhe së shpejti edhe në qendrat e tjera. Pas një devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik. E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim. Por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa para politike. Zoti i bekoftë miqtë tanë. Zoti e bekoftë Kosovën, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …