Hoti

Kryeministri Hoti: SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka shkruar rreth takimit të 2 shtatorit. Përmes një postimi, Hoti ka thënë se Amerika ka qenë gjithmonë kryesorja në ecurinë e forcimit të vendit tonë. “SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj reagon për subvencionet: APK nuk ka gjetur konflikt interesi tek zyrtarët komunalë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj zërave publikë dhe shqetësimeve të …