Kryeministri Hoti, sot në Paris ka nënshkruar dy marrëveshje me Francën dhe ka ftuar për vizitë, kryetarin Macron

Kryeministri Hoti, sot në Paris ka nënshkruar dy marrëveshje me Francën dhe ka ftuar për vizitë, kryetarin Macron

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron ia ka bërë të ditur kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Franca mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në dialog. Hoti  në Paris ka nënshkruar dy marrëveshje Francë-Kosovë, dhe e ka ftuar për vizitë në Kosovë kryetarin e Francës. Arritëm dy marrëveshje të rëndësishme me Francën, atë të shkëmbimit të dhënave në mes të dy ministrive të brendshme dhe mundësinë e punësimit të familjarëve të diplomatëve të Francës dhe Kosovës. U zotuam që të punohet në promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes të Francës” “Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera, ndërsa Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë. Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Takimet për Presidentin në Qeveri janë të pazakonta, procesi i takon Kuvendit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen konsultimet …