Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e emëron Rosario Petta Këshilltar të Jashtëm për Çështje të Arbëreshëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e emëron Rosario Petta Këshilltar të Jashtëm për Çështje të Arbëreshëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur sot në një takim Rosario Petta, kryetarin e komunës Piana degli Albanesi në Sicili, të cilin e ka emëruar Këshilltar të Jashtëm për Çështje të Arbëreshëve. Ai i ka vlerësuar  lartë arbëreshët për ruajtjen e identitetit të origjinës ndër shekuj.

“Arbëreshët e Italisë paraqesin ndër rastet më unike dhe mbresëlënëse në historinë botërore. Pas shumë shekujve kanë arritur të ruajnë vlerat sublime të origjinës. Ndjenjë e veçantë të pres Rosario Petta, kryetarin e komunës Piana degli Albanesi në Sicili, të cilin e emërova Këshilltar të Jashtëm për Çështje të Arbëreshëve dhe e nderova me Medaljen e Artë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për përkushtimin në ruajtjen e traditave dhe vlerave shumëshekullore të paraardhësve”, ka shkuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …