Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete. Përmes një postimi ai uroi gjithë popullin kroat në Ditën Nacionale të tyre. “Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete. Në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë, i ftuar nga Ambasadorja Marija Kapitanovic kisha nderin që në këtë moment të rëndësishëm për shtetin tonë mik të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese të Kosovës. Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale, që është edhe festë e jona!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …