Jep dorëheqje ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj

Në konferencën e mbajtur për media, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga posti i ministrit. Ai ka folur pas lirimit nga detyra që bëri dje kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Beqaj ka thënë se sot në mëngjes ka paraqitur dorëheqjen e tij te kryeministri Ramush Haradinaj.

Beqaj u lirua dje nga detyra nga Veseli, i cili tha se po liron nga detyra të gjithë të emëruarit politikë nga kjo parti, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion ose nepotizëm. Beqaj para gazetarëve ka thënë se “Në rastin tim jam i bindur se aktakuzat janë të pabazuara në fakte dhe argumente dhe drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time. Vepra për të cilën akuzohem nuk ka asnjë vepër të korrupsionit. Për detaje do të flasim në Gjykatë dhe ju ftoj ta përcillni këtë proces”, ka porositur Besim Beqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …