Edi Rama: Si mundet dikush të kafshojë të vdekurit për të nxjerrë përfitime politike?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka përgjigjur sulmit të kryeministrit grek, Micotakis, lidhur me të arrestuarin, Fredi Beleri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka  përgjigjur  sulmit të kryeministrit  grek, Qiriakos Micotakis lidhur me  Fredi Belerin, i cili po mbahet në burg  pasi është zënë në flagrancë duke blerë vota në zgjedhjet vendore, ku edhe ka marrë vota më shumë dhe kishte fituar,  në garë. Në përgjigjen  e tij kryeministri Edi Rama  ka zgjedhur një mënyrë ndryshe, në formë edhe në përmbajtje. Forma përmbante një simbolikë ndryshe, që i tregonte Micotakisit se, nuk mund të jetë Athina që cakton se kush cila  zonë minoritare greke, në Shqipëri. Pasi kjo është e përcaktuar dhe është zona e Dropullit, e cila jo vetëm që është bashki më vete, ku respektohen të drejtat politike, por ka edhe investime të qeverisë. Ndërkaq, ndryshe nga Micotakis, që nuk resht në helmin ndaj qeverisë e Tiranës, Rama i bën të ditur se sheshi në qendër të Derviçanit, fshatit më të madh të bashkisë minoritare  greke,  do të mbajë emrin e babait të kryeministrit aktual grek, Kostandin Micotakis.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …