Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi kandidati socialist, Vangjel Tavo fitoi Bashkinë e Himarës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi kandidati socialist, Vangjel Tavo fitoi Bashkinë e Himarës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka konsideruar si spektakolare fitoren e Vangjel Tavos, ndërsa shprehet se Himara do të kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut. Ai  thirri të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi  të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes. Uroj  kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën  në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë, ka shkruar kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …