Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  do të takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Edi Rama po qëndron në Amerikë  me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ditën e djeshme ai u takua në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York  me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Kujtojmë me këtë rast se dje, Shqipëria kremtoi anëtarësinë dy vjeçare si anëtare jo e përhershme e këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Pas kësaj, kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka në një takim formal me sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres,  diskutuan  edhe për  krizën në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …