Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh thellësisht i tronditur pas goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, Albin Kurti hesht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  u shpreh se është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit,  Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën. Ai tha se sipas ligjeve ndërkombëtare por edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken. Rama theksoi se “nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore”. Deklarata e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë Hamasi është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese. Të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit. Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit, por kjo nuk mjafton as për t’i mbyllur sytë përballë pamjeve rrëqethëse të gërmadhave të spitalit të bombarduar dhe as për t’u mjaftuar me deklaratën shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit”, tha mes tjerash kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kohën ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse e ka obligim,  nuk ka guxim, ta deklarojë zyrtarisht qëndrimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me gjenocidin izraelit në Gazë, të paktën jo deri tani.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …