Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ish-diplomatin amerikan, Louis Sell

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ish-diplomatin amerikan, Louis Sell

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar sot ish-diplomatin amerikan, Louis Sell. Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se më Sell ka biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve. “Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit. Prezenca e Rochester Institute of Technology (RIT) përmes AUK është edhe një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të veçanta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …