Kryeministri Haradinaj

Kryeministri, Haradinaj, nuk merr pjesë në interpelancat e sotme në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku janë caktuar pesë interpelanca, katër prej të cilave, është thirrur të raportojë kryeministri Ramush Haradinaj. Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradianaj nuk do të mund të jetë prezent në këto interpelanca pasi Qeveria është nikoqire e pritjes së kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov-it. Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri bullgar do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçin dhe kryeparlamentarin, Kadri Veselin.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …