Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhje për bojkotimin e Listës serbe

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka vlerësuar se vendimi i Listës Serbe për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë është reflektim ndaj trysnisë së Beogradit mbi deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës. Është e qartë se kemi të bëjmë me një manifestim të infiltrimit të Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, me trysninë që Serbia po ushtron mbi deputetët dhe ministrat nga Lista Serbe. Serbia duhet ta kuptojë përfundimisht se pasuritë në territorin e Kosovës janë pronë e Republikës së Kosovës. Se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe i pranuar nga 112 shtete të tjera. Ata duhet të lirohen nga vetëmashtrimi e aq më pak kanë nevojë të bëhen se po u besojnë gënjeshtrave të tyre, por ta pranojnë dhe të sillen karshi realitetit të krijuar me pavarësinë e Kosovës. Të dyja palët kemi nevojë t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të jetojmë si fqinjë të mirë”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se Ligji për “Trepçën” ofron mundësi të gjithanshme për organizimin dhe operimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …