Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, udhëheqë delegacionin qeveritar të Kosovës në Romë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, udhëheqë delegacionin qeveritar të Kosovës në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, që do të zhvillohet në Romë. Në këtë forum, në të cilin do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendës-kryeministri Ramiz Kelmendi, disa ministra dhe zyrtarë të institucioneve të fushës, pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të bizneseve nga Italia dhe Kosova, të cilët kanë interesim për investime dhe bashkëpunim ekonomik në fusha të ndryshme. Në këtë Forum, do të jenë të pranishme biznese italiane mbështetëse që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse, si dhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja cakton seancat e radhës për rastin “Thaçi dhe të tjerët” – gjykimi vazhdon më 17–19 gusht

Gjykata speciale  në Hagë kanë njoftuar se kanë caktuar paraprakisht datat 17, 18 dhe 19 …