Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Përulemi para gjithë të rënëve për liri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj: Përulemi para gjithë të rënëve për liri

Garda ceremoniale është rreshtuar në sheshin “Skënderbeu” për të nderuar të gjithë ata që erdhën për të bërë homazhe para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes. Homazhe para shtatores së Skënderbeut ka bërë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, me gjithë kapnetin e tij qeveritar si dhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Pas vendosjes së kurorave me lule dhe homazheve para përmendores së Skënderbeut kryeministri Haradinaj tha se këtë ditë kujtojnë veprën e madhe të heroit kombëtar. Me këtë rast Haradinaj ka kujtuar edhe heronjtë e Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka të cilët para 36 vitesh u vranë në Gjermani.

“Nderuam të monumenti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Prishtinë. Ky nderim bëhet në përvjetorin e vdekjes së heroit tonë. Njëkohësisht është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës,  për vitin mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në këtë ditë kujtojmë gjithë veprën e madhe, luftën e madhe dhe gjithë të arriturat e heroit tonë. Të arritura në të cilat edhe ne sot ndërtojmë të tashmen dhe e kemi të garantuar të ardhmen. Por po ashtu me pietet përulemi para të gjithë të rënëve për liri. Sot kujtojmë me respekt heronjtë e Kosovës Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka. Janë dhe disa aktivitete gjatë ditës së sotme. Lavdi e përjetshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, tha kryeministri Haradinaj.

Për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut sot në Prishtinë do të mbahet një akademi ndërsa në Gjilan do të zbulohet busti i tij dhe do të ketë një varg aktivitetesh kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …