Kryeministri Kurti deklaron para deputetëve se Asociacioni nuk është Zajednicë

Tani që ka ndryshuar qëndrim për asociacionin e komunave serbe, kryeministri, Albin Kurti gjatë fjalës para deputetëve theksoi se Asociacioni nuk është Zajednicë. Gjatë përpjekjeve për ta përligjur ndryshimin e qëndrimit të tij por edhe të bashkëpartiakëve dhe Qeverisë që drejton, kryeministri, Albin Kurti theksoi më tutje se Marrëveshja siç është thënë, është marrëveshje për njohje de-facto nga Serbia. “Marrëveshja bazike në gjashtë rreshtat e ka njohjen de-facto nga Serbia. 5 nenet tjera janë përfituese për të dyja palët. Qëndrimi i Qeverisë ka qenë dhe mbetet të zbatimi i plotë i marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Në tetor kemi pritur emisarët, të cilët sollën planin për ecjen përpara. Ne e kemi mbështetur planin e ri. Kur kemi marrë qeverinë kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog. Draft-propozimi parasheh që duhet të shikohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës menjëherë pas nënshkrimit” theksoi mes tjerash para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …